Gjatë publicitetit në Prime, ndodh përplasje fizike mes Rogertit dhe Mateos ()

Gjatë publicitetit në Prime, ndodh përplasje fizike mes Rogertit dhe Mateos ()

Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë publicitetit të “Prime” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku një debat mes Mateo dhe Rogerti ka degraduar në kontakt fizik dhe ofendime.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, gjithçka ka nisur për një vend në divanin e madh të shtëpisë. Mateo është ulur fillimisht dhe ka shtrirë këmbën përgjatë divanit, duke bllokuar hapësirën. Kur Rogerti është afruar, ai ka zgjedhur të mos tërhiqet dhe është ulur me forcë mbi këmbën e tij.

Ky veprim ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga Mateo, i cili ka nisur ta shtyjë fizikisht me duar, ndërsa situata është shoqëruar edhe me fjalor të ashpër:

Mateo: “Qysh hipen sipër këmbës time ti, o injorant!”

Rogerti: “Mos shty me duar, kujdes. Lëviz!”

Mateo: “Copë mishi!”

Përplasja ka nxjerrë në pah tensionin e lartë mes dy banorëve, të cilët nuk kanë hezituar të kalojnë në shtyrje fizike për një situatë që në dukje ishte banale.

Ngjarja pritet të analizohet nga produksioni i Big Brother VIP Albania 5, duke qenë se rregullat e formatit ndalojnë qartë çdo formë kontakti fizik mes banorëve.

Lini një Përgjigje