Pikat kryesore
- Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, janë shënuar momente tensionesh mes qytetarëve dhe disa të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD).
- Teksa një grup qytetarësh po mbanin fjalime nga podiumi i vendosur në shesh, duke thirrur “Berisha në burg”, disa të rinj të FRPD-së kanë ndërhyrë me zhurma dhe reagime, duke krijuar tension në radhët e protestuesve.
- Një nga folëset në podium u ka bërë thirrje të rinjve që të mos ndërhyjnë në thirrjet dhe fjalimet e qytetarëve, duke theksuar se protesta nuk duhet të ketë ngjyrim partiak.
Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, janë shënuar momente tensionesh mes qytetarëve dhe disa të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Teksa një grup qytetarësh po mbanin fjalime nga podiumi i vendosur në shesh, duke thirrur “Berisha në burg”, disa të rinj të FRPD-së kanë ndërhyrë me zhurma dhe reagime, duke krijuar tension në radhët e protestuesve. Një nga folëset në podium u ka bërë thirrje të rinjve që të mos ndërhyjnë në thirrjet dhe fjalimet e qytetarëve, duke theksuar se protesta nuk duhet të ketë ngjyrim partiak. “Çuna, nuk ka parti këtu. Është jashtë partive, është për Shqipërinë,” u shpreh ajo përmes megafonit.