Pikat kryesore
- Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
- Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës.
- Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet ë ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët.
Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet ë ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formë shtrëngatash lokale. Përsa i përket kushteve detare, në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë me forcë nga 2 deri në 3 ballë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Moti i keq/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit jashtë Gjirit të Vlorës Parashikimi i motit, 7 maj 2026 Parashikimi i motit, 2 maj 2026/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës