Pikat kryesore
- Në mesin e tyre ajo përmendi edhe vetën, kur në vitin 2014 kishte votuar kundër partisë së saj, ku ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ishte propozuar për kryeministër.
- Osmani tha se kjo është edhe një arsye se mund të ketë gjasa për formimin e qeverisë pasi deputetët kanë vullnet të lirë dhe jo detyrues për të votuar.
- “Në historinë e Kuvendit të Kosovës keni plotë raste kur deputetët kanë votuar ndryshe nga deklarimet e partisë, unë kam qenë një prej tyre.
string(116) “osmani-i-deshifron-gjasat-per-konjufcen-deputetet-mund-te-votojne-kunder-une-ne-ldk-kam-votuar-kunder-isa-mustafes11” Osmani i deshifron “gjasat” për Konjufcën: Deputetët mund të votojnë kundër, unë në LDK kam votuar kundër Isa Mustafës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për mandatarin e dytë për kryeministër Glauk Konjufca, propozim i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë, tha se ka pasur shumë raste kur deputetët kanë votuar ndryshe nga qëndrimet publike të partisë së tyre. Në mesin e tyre ajo përmendi edhe vetën, kur në vitin 2014 kishte votuar kundër partisë së saj, ku ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ishte propozuar për kryeministër. Osmani tha se kjo është edhe një arsye se mund të ketë gjasa për formimin e qeverisë pasi deputetët kanë vullnet të lirë dhe jo detyrues për të votuar. “Në historinë e Kuvendit të Kosovës keni plotë raste kur deputetët kanë votuar ndryshe nga deklarimet e partisë, unë kam qenë një prej tyre. Në vitin 2014, partia ime, ish-kryetari i ish-partisë sime, ishte propozuar për kryeministër, unë kam votuar kundër. Në fund unë dhe 5 deputetë të tjerë të LDK patën votuar kundër. Donika Kadaj në vitin 2021ka votuar kundër krijimit të qeverisë Hoti, ku ka qenë edhe partia e saj. Teuta Rugova pat votuar për një qeveri që nuk ka qenë pjesë e partisë, sepse ne patëm mbet në opozitë. AKR totatlisht pat dalë nga ana tjetër. Kemi dy deputete një nga PDK një nga AAK që më kanë votuar për presidente dhe i falënderoj shumë. Mua më duhet ta respektojë atë që më thotë Kushtetuta, po citoj deputetët kanë vullnet të lirë dhe jo detyrues”, tha ajo. Osmani i deshifron “gjasat” për Konjufcën: Deputetët mund të votojnë kundër, unë në LDK kam votuar kundër Isa Mustafës Hoti reagon pas mandatimit të Konjufcës nga Osmani bazuar në “gjasa”: Partitë s’votojnë, vetëm nëse llogaritet Srpska Cakolli Presidentes pasi mandatoi Konjufcën: Çka nëse partitë ‘opozitare’ publikojnë dëshmi se i kanë 61 nënshkrime Dorëheqje për të hyrë në listë të VV’së për zgjedhje, Osmani: I garantoj qytetarët që do të jem këtu deri ditën e fundit Kurti tha se s’po sheh kurrfarë mundësie, Osmani mendon se ka hapësirë për dakordim që Konjufca të bëhet kryeministër Pa garanci e numra, Osmani thotë se mandatoi Konjufcën nga fjalët në takim: Më bindën se kanë gjasë t’i bëjnë