Del vendimi i detajuar, kur dhe sa do të rriten pagat e administratës

Del vendimi i detajuar, kur dhe sa do të rriten pagat e administratës

Pikat kryesore

  • Megjithatë, për vitin 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash, duke lënë të kuptohet se qeveria ka hequr dorë nga synimi i mëparshëm për “pagë mesatare 900 euro”.
  • Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rritja e pagës minimale.
  • Çdo i punësuar në Shqipëri, qoftë në sektorin shtetëror apo privat (nga punëtorët e ndërtimit te shitësit), do të paguhet me jo më pak se 50 mijë lekë në muaj, duke shënuar një rritje prej 10 mijë lekësh.

Qeveria ka parashikuar një rritje pagash me 2.5% për punonjësit e administratës shtetërore duke filluar nga 1 janari i vitit 2026, një shifër e cila përkon me indeksimin e pensioneve të muajit tetor, por nuk përfshin fonde për reforma të reja pagash. Rritja e pagave në sektorin shtetëror do të bëhet në masën e shtrenjtimit të çmimeve dhe për këtë qëllim, qeveria ka parashikuar një fond prej 2.32 miliardë lekësh, që është sa 0.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Megjithatë, për vitin 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash, duke lënë të kuptohet se qeveria ka hequr dorë nga synimi i mëparshëm për “pagë mesatare 900 euro”. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rritja e pagës minimale. Çdo i punësuar në Shqipëri, qoftë në sektorin shtetëror apo privat (nga punëtorët e ndërtimit te shitësit), do të paguhet me jo më pak se 50 mijë lekë në muaj, duke shënuar një rritje prej 10 mijë lekësh. Ky ishte një premtim i qeverisë gjatë fushatës elektorale. Pavarësisht rritjeve, paga mesatare për orë pune në Shqipëri mbetet e ulët, duke arritur mesatarisht në 3.6 euro në orë, çka e vlerëson punën më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

Lini një Përgjigje