Në korrik 2025, Kosova ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm turistësh, me 77,481 vizitorë që kanë qëndruar në hotele. Nga ky total, 34.4% ishin qytetarë vendorë, ndërsa 65.6% ishin të huaj. Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, numri i vizitorëve është rritur me 34.9%, duke e çuar këtë shifër nga 57,447 vizitorë.
Gjatë këtij muaji, numri i net-qëndrimeve ka arritur në 168,202, ku 36.2% e tyre ishin nga vendësit, ndërsa 63.7% nga turistët e huaj. Rajoni i Pejës ka shënuar numrin më të lartë të vizitorëve të brendshëm, me 9,208 turistë dhe 25,734 net-qëndrime. Në anën tjetër, vizitorët e jashtëm gjithashtu kanë pasur një rritje prej 33.3% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 50,825 persona. Turistët e huaj kryesisht vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, duke e bërë Kosovën një destinacion gjithnjë e më tërheqës për pushime verore.