Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në zyrën e saj Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi. Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe angazhimin e ndërsjellë për rritjen e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e investimeve ekonomike në Kosovë.
Ambasadori Hifzi i dorëzoi Osmanit një ftesë nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin “Future Investment Initiative” që do të zhvillohet në Riad.
Gjatë takimit, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetje të vazhdueshme nga Arabia Saudite, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për të forcuar këtë miqësi. Ajo falënderoi ambasadorin për ftesën dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me autoritetet saudite, me synimin për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.