KRU “Mitrovica”: Uji në Vushtrri nuk rekomandohet për pije

KRU "Mitrovica": Uji në Vushtrri nuk rekomandohet për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se uji në komunën e Vushtrrisë nuk është i sigurt për konsum. Në një njoftim të publikuar në Facebook, KRU “Mitrovica” u ka rekomanduar qytetarëve që ta përdorin ujin vetëm për qëllime teknike dhe higjienike, duke e shmangur përdorimin për pije dhe gatim.

“Ne jemi në pritje të rezultateve nga Instituti i Shëndetit Publik. Deri në marrjen e një njoftimi të ri, uji i pijes nuk duhet të përdoret për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja të tjera,” thuhet në njoftim.

Kjo situatë ka lindur pas një pëlcitjeje të gypit në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, e cila ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë që nga dje. KRU “Mitrovica” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre në këtë situatë.

Lini një Përgjigje