Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Pikat kryesore

  • Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore.
  • Aktualisht, bazuar në njoftim, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa.
  • “Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim.

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore. Komuna, përmes një njoftimi për media, thekson se ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë duke punuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët. Aktualisht, bazuar në njoftim, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa. Punimet për mirëmbajtjen e rrugëve i ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës dhe është shprehur i kënaqur me gjendjen mirëmbajtjen e rrugëve. “Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot kam përcjellë nga afër punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, ka deklaruar Kastrati. Komuna e Malishevës po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur mund të ketë ngrica në rrugë. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 13:09 Reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, shkak niveli i turbullirave në Ibër-Lepenc 01/08/2026 13:08 Situata me vërshime, Fushtica: Duhet të nxjerrim mësim nga gjendja e rënduar në Kosovë 01/08/2026 12:58 Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Lini një Përgjigje