Pikat kryesore
- Një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë, raportohet se 11 persona janë arrestuar nga policia, ndërsa në total u shoqëruan 22 protestues.
- Kujtojmë që protesta e opozitës ditën e djeshme (17 prill), u shoqërua me tensione dhe përplasje me uniformat blu.
- Situata u agravua pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, ku një grup militantësh demokratë hodhën fishekzjarrë dhe molotov drejt godinës së kryeministrisë.
Një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë, raportohet se 11 persona janë arrestuar nga policia, ndërsa në total u shoqëruan 22 protestues. Kujtojmë që protesta e opozitës ditën e djeshme (17 prill), u shoqërua me tensione dhe përplasje me uniformat blu. Situata u agravua pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, ku një grup militantësh demokratë hodhën fishekzjarrë dhe molotov drejt godinës së kryeministrisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, ku ndryshe nga herët e tjera uniformat blu kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke shpërndarë në pak sekonda protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës disa deputetë të PD dhe ish kandidati për deputet, Aulon Kalaja mbetën të lënduar dhe u transportuan në spital. Nga ana e saj, Partia Demokratike, akuzoi Policinë e Shtetit se me urdhër të Ramës përdori dhunë ndaj protestuesve.