Pikat kryesore
- Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Njësinë Administrative Ferras në Fier për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të lartë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
- Bazuar në njoftimin e lëshuar të ministrisë, evakuimi do të kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave.
- Prioritet do t’i jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Njësinë Administrative Ferras në Fier për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të lartë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Bazuar në njoftimin e lëshuar të ministrisë, evakuimi do të kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave. Prioritet do t’i jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara. Sipas njoftimit, transporti do të sigurohet nga mjetet e bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe Forcat e Armatosura. Qytetarët e evakuuar do të strehohen dhe asistohen nga bashkia, policia, njësitë shëndetësore dhe strukturat sociale, ku do të sigurohet regjistrimi, ushqimi, veshmbathja, ndihma mjekësore dhe informacioni i rregullt mbi situatën. Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn menjëherë në fuqi. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 13:09 Reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, shkak niveli i turbullirave në Ibër-Lepenc 01/08/2026 13:08 Situata me vërshime, Fushtica: Duhet të nxjerrim mësim nga gjendja e rënduar në Kosovë 01/08/2026 12:58 Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim