Pikat kryesore
- Kuvendi i është përgjigjur deklaratave të Berishës, se anëtarët e Këshillit të Mandateve nuk kanë marrë materialet e SPAK per zvkryeministren.
- Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar.
- Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut.
Kuvendi i është përgjigjur deklaratave të Berishës, se anëtarët e Këshillit të Mandateve nuk kanë marrë materialet e SPAK per zvkryeministren. Niko Peleshi thote se të gjithë anëtarëve të këshillit u janë venë në dispozicion aktet procedurale përkatëse, si edhe kërkesën dhe urdhrin e prokurorit për ruajtjen e sekretit hetimor, me detyrimin e shprehur që këto dokumente të mos bëhen publike. Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar. Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut. – thuhet në deklaratën zyrtare të Kuvendit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! SPAK nuk i jep leje Veliajt/ Këshilli Bashkiak kërkoi të marrë pjesë në mbledhjen për buxhetin SPAK kërkesë Kuvendit për Ballukun/ Beqiri: Veprimet janë hakmarrje primitive, Parlamenti nuk do të votojë për heqjen e imunitetit Rama: Hakmarrje e prokurorit/ SPAK kërkesë Kuvendit për Ballukun, kryeministri: Tani radha jonë