Pikat kryesore
- Kur ke më shumë se gjysmë shekulli që pret, të duket e vështirë edhe nëse e prek trofeun me dorë, por gjithsesi Nju Jorku është më afër se kurrë.
- Niksat e nisën me këmbën e mbarë serinë finale për titull në NBA, duke arritur fitore në “gojën e ujkut”, në fushën e San Antonios.
- Spërsat, që cilësohen favoritë për titullin, dhe që kishin epërsinë e faktorit fushë, u mundën në shtëpi me shifrat 105-95, në nisje të një beteje të ashpër që mund të zgjasë plot 7 ndeshje.
A thua e pabesueshmja më në fund do të ndodhë? Kur ke më shumë se gjysmë shekulli që pret, të duket e vështirë edhe nëse e prek trofeun me dorë, por gjithsesi Nju Jorku është më afër se kurrë. Niksat e nisën me këmbën e mbarë serinë finale për titull në NBA, duke arritur fitore në “gojën e ujkut”, në fushën e San Antonios. Spërsat, që cilësohen favoritë për titullin, dhe që kishin epërsinë e faktorit fushë, u mundën në shtëpi me shifrat 105-95, në nisje të një beteje të ashpër që mund të zgjasë plot 7 ndeshje. Më I miri në parket për miqtë, por edhe në përgjithësi, ishte Xhejlën Branson, numri 1 I Nju Jorkut, që shënoi 30 pikë. Ai nuk bëri shumë më tepër, me vetëm tre topa në tabela e dy asistë, por gjithsesi ishte katalizatori I vetëve. Ekipi nga qyteti që mbiquhet “Molla e Madhe”, luajti I bashkuar, dhe Tauns shtoi 18 pikë e 12 topa në tabela, Anuobi 17 dhe Shamet pati 13 pikë. San Antonio e nisi më mirë ndeshjen, por më pas njujorkezët morën në dorë frenat e lojës. Nuk u bëri punë vendasve “alieni” nga Franca, Viktor Uembaniama. Gjigandi tepër I talentuar shënoi 26 pikë dhe shtoi 12 topa në tabela, 2 asiste, 1 vjedhje topi dhe 3 bllokime gjuajtjesh, por gaboi shumë në gjuajtjet për tri pikë si dhe e humbi tepër shpesh topin. Ndeshja e dytë finale për titull në NBA do të luhet duke u gdhirë 7 qershori sipas orës së Shqipërisë, sërish në San Antonio. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! NBA, San Antonio në finale/ Spurs fitojnë Konferencën e Perëndimit, bien kampionët e Oklahoma San Antonio rikthehet nga “koma”/ NBA, ekipi nga Teksasi barazoi në 3-3 serinë finale në Perëndim Barcelona fiton edhe me kosha/ Katalanasit mundin në finale 85-77 rivalin kryesor, Real Madrid