Hollanda, “alarm” para Botërorit/ “Tulipanët” zhgënjejnë në miqësoren e parë në shtëpi

Hollanda, “alarm” para Botërorit/ “Tulipanët” zhgënjejnë në miqësoren e parë në shtëpi

Pikat kryesore

  • “Botërori 2026” është pranë dhe në kombëtaren e Hollandës kanë rënë sirenat e alarmit.
  • Gjithsesi, rezultati nuk është pasqyrimi i saktë i asaj që skuadra e drejtuar nga Ronald Kuman dha në fushën e lojës.
  • Të zotët e shtëpisë dominuan në të gjithë komponentët, duke kontrolluar topin në përqindjen më të madhe dhe duke goditur më shumë në katërkëndëshin e kundërshtarëve.

“Botërori 2026” është pranë dhe në kombëtaren e Hollandës kanë rënë sirenat e alarmit. “Tulipanët” zhgënjyen në miqësoren e parë përgatirore për Kupën e Botës, duke u mundur në shtëpi 1-0 nga Algjeria, edhe ajo finaliste e turneut që do të nisë më 11 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Gjithsesi, rezultati nuk është pasqyrimi i saktë i asaj që skuadra e drejtuar nga Ronald Kuman dha në fushën e lojës. Të zotët e shtëpisë dominuan në të gjithë komponentët, duke kontrolluar topin në përqindjen më të madhe dhe duke goditur më shumë në katërkëndëshin e kundërshtarëve. Por në futboll, ashtu si në çdo sport tjetër, i rëndësishëm është vetëm rezultati. Këtë e mori Algjeria, që goditi vetëm në fundin e ndeshjes. Në minutën e 86-të, Haxh Musa ndali topin në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore shpresdhënëse dhe një Hollandës një humbje që alarmon tifozët e saj, në vigjilje të Kupës së Botës. Kjo frikë nuk është pa baza, duke ditur që “Tulipanët” do të luajnë në një grup të vështirë siç është ai F i “Botërorit 2026”, kundër Japonisë, Suedizë dhe Tunizisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, policia u vjen në ndihmë tetë turistëve nga Hollanda Holanda zhvendoset djathtas, Geert Wilders krijon koalicionin e tij të parë qeveritar Hetimet për rrëzimin e avionit MH17, Rusia thërret ambasadorin holandez

Lini një Përgjigje