Pikat kryesore
- Ernest Muçi mund të jetë i lumtur me veten në Superligën turke, ndonëse skuadra e tij, Trabzonspori pësoi humbje.
- Në disfatën e parë të të vetëve që nga mesi i shtatorit, me shifrat 4-3 në Ankara ndaj rivalit Gençlerbirligi, ylli i kombëtares shqiptare shënoi gol dhe shërbeu asist.
- Mëkat që kontributi I tij nuk u shpërblye të paktën me një pikë.
E mbylli vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ernest Muçi mund të jetë i lumtur me veten në Superligën turke, ndonëse skuadra e tij, Trabzonspori pësoi humbje. Në disfatën e parë të të vetëve që nga mesi i shtatorit, me shifrat 4-3 në Ankara ndaj rivalit Gençlerbirligi, ylli i kombëtares shqiptare shënoi gol dhe shërbeu asist. Mëkat që kontributi I tij nuk u shpërblye të paktën me një pikë. Vendasit kryesuan 2-0 dhe pjesa e parë u mbyll 2-1 për ta, ndërsa në 50’, Filip Augusto dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të shkëlqyer të lojtarit ofensiv kuqezi. Për fat të keq, mbrojtja e Trabzonsporit futi ujë ndjeshëm dhe erdhën dy gola të tjerë nga kryeqytetasit. Këtë rrjetë loje nuk e prishi dot as penalltia e kthyer në gol pikërisht nga Muçi në 67’. Kohë pati, por fati nuk ishte me miqtë. E përditshmja “Fanatik” shkruan: Shënuesi më I mirë I kampionatit javët e fundit nuk u ndal! Muçi nuk humbet asnjë minutë! Futbollisti tiranas ka 7 gola e dy asistë në Superligën turke këtë sezon, madje gjithçka ka ardhur në 5 ndeshjet e fundit. Ai ishte I mrekullueshëm në triumfin me përmbysje 4-3 në fushën e Bashaksehirsporit, me rrjetën e fitores në minutën e 101-të, ndërsa kishte realizuar edhe më parë. Kjo, në vetëm 27’. Pastaj, fitoi penallti dhe shënoi një nga golat më të bukur të sezonit në Turqi dhe në Europë në fitoren 3-1 në shtëpi kundër Konjasporit. Pasuan dy gola në suksesin 2-1 në Gëztepe, si dhe nuk mungoi rrjeta ndaj ekipit të klubit që I ka kartonin, Beshiktashit, në barazimin 3-3. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Bardhi, tre gola në Turqi/ Ish-kapiteni i Partizanit, hero në përballjen e Ligës së Parë Muçi nuk di të ndalet/ Tjetër gol me Trabzonspor, në barazimin 3-3 kundër Besiktas Fati i Muçit vendoset në fund/ Trabzonspor ende nuk ka asnjë vendim për futbollistin shqiptar