CEO e Jet Bank: Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale

CEO e Jet Bank: Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale

Pikat kryesore

  • Shqipëria pritet të ketë bankën e parë plotësisht digjitale, Jet Bank.
  • Një bankë me teknologjinë sipas nevojave të klientëve dhe me infrastrukturë sigurie të garantuar nga platformat më të sigurta në botë.
  • Jet Bank do të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare dhe si një alternativë e re e sistemit bankar shqiptar, duke funksionuar kryesisht përmes aplikacionit mobil.

Shqipëria pritet të ketë bankën e parë plotësisht digjitale, Jet Bank. Një bankë me teknologjinë sipas nevojave të klientëve dhe me infrastrukturë sigurie të garantuar nga platformat më të sigurta në botë. Jet Bank do të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare dhe si një alternativë e re e sistemit bankar shqiptar, duke funksionuar kryesisht përmes aplikacionit mobil. Onboarding-i i klientëve do të jetë tërësisht digjital, i sigurt dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore, por dhe standarde europiane. Core banking i bankës është ndërtuar mbi Oracle Banking Services, një platformë e përdorur gjerësisht nga institucione bankare ndërkombëtare, që garanton stabilitet, integritet të të dhënave dhe vazhdimësi operacionale. Vjen në Shqipëri si rezultat i një analize afatgjatë të zhvillimeve në sistemin financiar, por mbi të gjitha nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë i nevojave reale dhe mungesave në shërbimin ndaj klientëve. Në një intervistë për Monitor, Fatbardha Rino, CEO e Jet Bank, që së fundmi ka marrë licencën paraprake nga Banka e Shqipërisë , shpjegon modelin e funksionimit të një banke 100% digjitale, tregun e synuar, strukturën e pronësisë dhe dallimet kryesore nga bankat tradicionale. Fatbardha Rino është një profesioniste e sistemit financiar me mbi 24 vite përvojë në bankim, në bankat kryesore brenda dhe jashtë vendit. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka ndjekur vazhdimisht hapin tjetër të zhvillimit, aty ku bankimi takohet me teknologjinë, duke qenë pjesë aktive e transformimeve kryesore të tregut vendas dhe atë ndërkombëtar. Vendimi për të ndërtuar një bankë digjitale në Shqipëri, siç e sqaron znj. Rino erdhi si rezultat i një analize afatgjatë të zhvillimeve në sistemin financiar, por mbi të gjitha nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë i nevojave reale dhe mungesave në shërbimin ndaj klientëve, jo si një trend teknologjik, jo për të zëvendësuar degët apo edhe bankat tradicionale, por për të zgjidhur probleme konkrete: procese të gjata, produkte të vështira për t’u kuptuar, akses të kufizuar dhe përvoja, që shpesh nuk është e ndërtuar rreth individit. “Shqipëria ndodhet sot në një moment kyç zhvillimi. Digjitalizimi është një prioritet kombëtar, ndërsa reformat në drejtim të formalizimit të ekonomisë, transparencës dhe përafrimit me standardet evropiane kanë rritur ndjeshëm besimin e aktorëve ndërkombëtarë, për të investuar në vend. Lidhur me pyetjen se kur pritet të fillojë aktiviteti i kësaj banke digjitale CEO sqaron se Jet Bank do ta nisë aktivitetin vetëm pasi të përfundojë plotësisht i gjithë procesi rregullator dhe certifikues, si dhe faza e testimit të detajuar të sistemeve. “Procesi i licencimit për një bankë është i strukturuar dhe kërkon kohë, duke përfshirë verifikime të shumta teknike, operacionale, organizative dhe të sigurisë. Ligjërisht, ky proces mund të zgjasë deri në 12 muaj dhe synon të garantojë që çdo element i bankës të jetë plotësisht i qëndrueshëm, përpara se t’i ofrohet publikut. Aktualisht ndodhemi në një fazë shumë të rëndësishme përgatitore, ku çdo hallkë e operacioneve po testohet dhe certifikohet në detaje, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetin mbikëqyrës. Ky është një proces thelbësor, për të garantuar sigurinë e klientëve, stabilitetin operacional dhe përputhshmërinë e plotë rregullatore .” Por si do të funksionojë kjo bankë digjitale dhe sa e sigurtë është ajo?

Lini një Përgjigje