Portugalia, me fitore drejt Botërorit/ Një nga pretendentët për Kupën e Botës mundi…

Portugalia, me fitore drejt Botërorit/ Një nga pretendentët për Kupën e Botës mundi…

Pikat kryesore

  • Kristiano Ronaldo dëshiron me gjithë shpirt të fitojë Kupën e Botës me Portugalinë e tij, dhe tashmë momenti është vendimtar dhe është i fundit për të.
  • Superylli portugez do ta nisë me këmbën e mbarë turneun e madh në Amerikën e Veriut, pasi kombëtarja “luzitane” fitoi miqësoren përmbyllëse, atë ndaj Nigerisë.
  • Ndeshja e luajtur në stadiumin e qytetit Leiria në Portugali përfundoi 2-1 për vendasit, të cilët luajtën shumë më mirë dhe e merituan.

Ëndrrën kryesore ende nuk e ka realizuar. Kristiano Ronaldo dëshiron me gjithë shpirt të fitojë Kupën e Botës me Portugalinë e tij, dhe tashmë momenti është vendimtar dhe është i fundit për të. Superylli portugez do ta nisë me këmbën e mbarë turneun e madh në Amerikën e Veriut, pasi kombëtarja “luzitane” fitoi miqësoren përmbyllëse, atë ndaj Nigerisë. Ndeshja e luajtur në stadiumin e qytetit Leiria në Portugali përfundoi 2-1 për vendasit, të cilët luajtën shumë më mirë dhe e merituan. Natyrisht, nuk mund të kishte dominim dhe triumf të thellë, edhe pse portugezët kanë një mesfushë të shkëlqyer. Vetë Ronaldo nuk shënoi dot gol, madje humbi një rast të artë, ndërsa u la në fushë nga trajneri Roberto Martinez për 64 minuta. Pedro Neto shënoi në 23’ për “luzitanët”, por Adams barazoi në 37’, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Vendasit ia dolën me golin e shkëlqyer nga Fransisko Konseisao I Juventusit 15 minuta para fundit. Në fushë për Portugalinë ishin Vitinja, Nevesh, Bruno Fernandes, Pedro Netë, Ronaldo si dhe mbrojtësi i Mançester Sitit, Ruben Dias, ndërsa u provuan edhe Nunjesh, Gonsalo Ramosh, Bernardo Silva, Kanselo apo Zhoao Feliks. Portugezët janë në grupin K dhe do të luajnë ndaj Republikës Demokratike të Kongos, Uzbekistanit dhe Kolumbisë. Me Ronaldon është fituar Kampionati Europian dhe dy herë Liga e Kombeve, por jo titulli botëror. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Yjet gjermanë paguajnë tifozët/ Futbollistët e Kombëtares japin para për 600 përkrahës Anglia tregon forcën/ “Tre luanët” fitojnë 3-0 miqësoren e fundit me kostarikanët Kur Botërori është “çështje familjare”/ Në finalet e Kupës së Botës do të luajnë shtatët çifte vëllezërish

Lini një Përgjigje