Pikat kryesore
- Anglia jo më kot është nënkampione e Europës madje dy herë radhazi, e duket se ka ardhur në formë pikërisht ndërsa Botërori po nis.
- Kombëtarja e “tre luanëve” fitoi 3-0 ndaj Kosta Rikës në stadiumin e qytetit Orlando në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke luajtur më në fund mirë.
- Kjo ishte krejt ndryshe nga suksesi I vuajtur 1-0 kundër Zelandës së Re pak ditë më parë, ndërsa ishullorët u dukën të lodhur.
Është në grupin e ngushtë të kandidatëve për titull. Anglia jo më kot është nënkampione e Europës madje dy herë radhazi, e duket se ka ardhur në formë pikërisht ndërsa Botërori po nis. Kombëtarja e “tre luanëve” fitoi 3-0 ndaj Kosta Rikës në stadiumin e qytetit Orlando në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke luajtur më në fund mirë. Kjo ishte krejt ndryshe nga suksesi I vuajtur 1-0 kundër Zelandës së Re pak ditë më parë, ndërsa ishullorët u dukën të lodhur. Në një epërsi dërrmuese, me 79 për qind të mbajtjes së topit, me 27 gjuajtje dhe 9 në kuadrat ndaj vetëm një të kundërshtarëve, anglezët ishin sipërorë. Golat për të besuarit e trajnerit gjerman, Tomas Tuhel, u shënuan nga Deklan Rajs I Arsenalit që në 9’, pastaj nga blerja e re e Barcelonës, Entoni Gordon në 68’ me penallti dhe Oli Uotkins tre minuta para fundit. Lavdërimet mediatike nuk munguan për shpikësit e futbollit, që po paraqiten gjithnjë e më mirë në turnetë e fundit të mëdhenj, duke qenë dy herë radhazi nënkampionë të Europës në 2021 e 2024, ndërsa arriti gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 2018 dhe çerekfinalet në Katar në 2022. Tashmë, anglezët do të luajnë një përgatitore me dyer të mbyllura dhe pastaj kanë ndeshjen e parë në Botëror ndaj Kroacisë. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Yjet gjermanë paguajnë tifozët/ Futbollistët e Kombëtares japin para për 600 përkrahës Portugalia, me fitore drejt Botërorit/ Një nga pretendentët për Kupën e Botës mundi Nigerinë Kur Botërori është “çështje familjare”/ Në finalet e Kupës së Botës do të luajnë shtatët çifte vëllezërish