Tensione në protestën pranë Kuvendit, përplasje verbale me simpatizantë të PD-së dhe…

Tensione në protestën pranë Kuvendit, përplasje verbale me simpatizantë të PD-së dhe…

Pikat kryesore

  • Zhvendosja e protestuesve pranë Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje verbale.
  • Berisha në burg!” pranë selisë blu, duke shkaktuar reagimin e disa simpatizantëve demokratë.
  • Situata u tensionua për disa çaste, por deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ndërhyri duke larguar mbështetësit e partisë për të shmangur çdo përplasje mes palëve.

Zhvendosja e protestuesve pranë Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje verbale. Protesuesit brohoritën thirrjet “Rama në burg! Berisha në burg!” pranë selisë blu, duke shkaktuar reagimin e disa simpatizantëve demokratë. Situata u tensionua për disa çaste, por deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ndërhyri duke larguar mbështetësit e partisë për të shmangur çdo përplasje mes palëve. Një tjetër incident u shënua pranë Kuvendit, ku protestuesit u përballën verbalisht me deputetin e Partisë Socialiste, Ardit Bido. Mes thirrjeve të qytetarëve, deputeti socialist u shoqërua dhe u ndihmua nga efektivët e policisë për t’u larguar nga zona, duke shmangur përshkallëzimin e situatës. Aktualisht, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në krah të godinës së Parlamentit, ku po shprehin pakënaqësitë e tyre me thirrje si “Nuk na përfaqësoni” dhe “Duhet të largoheni”.

Lini një Përgjigje