Pikat kryesore
- Klasi dhe eleganca e një ylli si Ernest Muçi u veçua sërish në Turqi, dhe futbollistit shqiptar i dhanë çmimin e golit më të bukur të muajit.
- Superliga turke nuk pati menu më të shijshme në dhjetor sesa rrjeta e dytë që talenti kuqezi realizoi në ndeshjen Trabzonspor-Gëztepe.
- Koordinimi dhe shkalla e vështirësisë ishin në nivele maksimale.
Një tjetër provë se është krejtësisht i veçantë. Klasi dhe eleganca e një ylli si Ernest Muçi u veçua sërish në Turqi, dhe futbollistit shqiptar i dhanë çmimin e golit më të bukur të muajit. Superliga turke nuk pati menu më të shijshme në dhjetor sesa rrjeta e dytë që talenti kuqezi realizoi në ndeshjen Trabzonspor-Gëztepe. Koordinimi dhe shkalla e vështirësisë ishin në nivele maksimale. Në atë sfidë të elitës turke, Muçi shënoi të dy golat, duke qenë më i miri në fushë. Lojtari i përfaqësueses shqiptare e ka për herë të dytë këtë vlerësim individual. Më herët, ai fitoi çmimin e golit më të bukur të muajit nëntor për realizimin nga goditja e dënimit në sfidën Trabzonspor-Konjaspor që përfundoi 3-1. Sipas të gjitha mundësive, kjo rrjetë e Muçit mund të jetë kandidate edhe për të fituar trofeun sezonal. Forma e tij ka qenë e shkëlqyer dy muajt e fundit. Shqiptari 24-vjeçar ka realizuar 7 herë në vetëm 5 ndeshje, duke u kthyer në lojtarin më të mirë të ekipit, dhe në shpresën kryesore për të pretenduar titullin kampion në Turqi. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ndalon “çmenduria” e Muçit/ Ylli shqiptar nuk shënon dot gol në ndeshjen e pestë radhazi Tifozët “blejnë” kartonin e Muçit/ Përkrahësit e ekipit të tij, gati të mbledhin 8.5 milionë euro Muçi është në “flakë”/ Rekord në karrierë duke shënuar gol në katër ndeshje radhazi