Kupa e Afrikës, fitojnë favoritët/ Algjeria konfirmohet pretendente, mund 1-0 Burkina Faso

Kupa e Afrikës, fitojnë favoritët/ Algjeria konfirmohet pretendente, mund 1-0 Burkina Faso

Pikat kryesore

  • Kupa e Kombeve të Afrikës vazhdon pa surpriza, ndërsa pas sfidave të dyta në grupe ka projektuar edhe favoritët e parë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit në këtë kontinent.
  • Mbi të gjithë Algjeria, që me pikë të plota dhe pa pësuar asnjë gol kryeson Grupin E.
  • Rijad Mahrez ishte edhe një herë udhëheqësi i skuadrës së tij në fitoren 1-0 kundër Burkina Faso.

Kupa e Kombeve të Afrikës vazhdon pa surpriza, ndërsa pas sfidave të dyta në grupe ka projektuar edhe favoritët e parë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit në këtë kontinent. Mbi të gjithë Algjeria, që me pikë të plota dhe pa pësuar asnjë gol kryeson Grupin E. Rijad Mahrez ishte edhe një herë udhëheqësi i skuadrës së tij në fitoren 1-0 kundër Burkina Faso. Ish futbollisti i Manchester City goditi saktë nga pika e penalltisë në minutën e 23-të, duke vulosur suksesin e dytë radhazi të Algjerisë, që deri tani ka shpërblyer parashikimet që e shohin mes pretendentëve në këtë edicion të Kupës së Kombeve të Afrikës. Por sfida më e madhe e mbrëmjes, ishte ajo mes Bregut të Fildishtë dhe Kamerunit, dy skuadrat që kanë shkruajtur historinë e futbollit afrikan, duke e prezantuar atë edhe në nivelet më të larta. Nuk kishte fitues në përballjen mes tyre të luajtur në Marakesh, pavarësisht lojës së bukur. Amad Diallo i Manchester United kaloi në epërsi skuadrën e tij, por Bregu i Fildishtë ishte i pafat, pasi autogoli i Konan vendosi fatin e ndeshjes në barazim. Me këtë rezultat, Bregu i Fildishtë dhe Kameruni kryesojnë me pikë të barabarta Grupin F. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mercenarët rusë largohen nga Burkina Faso për të luftuar inkursionin ukrainas në Rusi Sulm në një xhami në Burkina Faso, dhjetëra të vdekur Sulm terrorist në një kishë në Burkina Faso, të paktën 15 të vdekur

Lini një Përgjigje