Pikat kryesore
- Adrion Pajaziti u tregua edhe një herë i rëndësishëm në Ligën e Parë të Kroacisë.
- Mesfushori I kombëtares shqiptare krijoi njërin nga golat në ndeshjen që skuadra e tij, Hajduk, e barazoi 2-2 në fushën e Slaven Belupos.
- Futbollisti 23-vjeçar ishte titullar dhe luajti deri në fund, ndërsa kontributin për gol e dha në minutën e 38-të të pjesës së parë.
Adrion Pajaziti u tregua edhe një herë i rëndësishëm në Ligën e Parë të Kroacisë. Mesfushori I kombëtares shqiptare krijoi njërin nga golat në ndeshjen që skuadra e tij, Hajduk, e barazoi 2-2 në fushën e Slaven Belupos. Futbollisti 23-vjeçar ishte titullar dhe luajti deri në fund, ndërsa kontributin për gol e dha në minutën e 38-të të pjesës së parë. Falë aksionit të tij shumë të mirë, rrjetën e shënoi sulmuesi kroat, Rebiç. Pajaziti u vlerësua si njëri nga lojtarët më të mirë të kësaj ndeshjeje, ndonëse barazimi jashtë fushe nuk u cilësua rezultat pozitiv. Shqiptari ka një gol e një asist në sezonin e tij të parë tek Hajduku, dhe pritet të marrë pjesë në kupat e Europës edicionin e ardhshëm, pasi skuadra nga Spliti ndodhet në vendin e dytë në kampionat, pas Dinamos së Zagrebit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pajaziti bën “sefte”/ Mesfushori kuqezi shënon golin e parë në elitën e Kroacisë Shtohen mungesat kuqezi/ Adrion Pajaziti humb ndeshjen ndaj Serbisë për shkak dëmtim Hajduk është fati i Pajazitit/ Ylli i ri i kombëtares shqiptare, pranë firmosjes së kontratës