Pikat kryesore
- Milani i bindi plotësisht tifozët e tij që jo vetëm nuk është për titull, por që nuk ka skuadër as për të qenë i sigurt për Championsin, ndonëse këtë sezon nuk ka pasur ngarkesën e ndeshjeve në Europë.
- Katastrofa në “San Siro” ndaj Udinezes ishte plot 3-0, në një ndeshje ku miqtë sikur shëtitën në fushë.
- Bartezagi me autogol, Ekelenkamp dhe Ata shënuan golat, ndërsa Modriç, Leao e të tjerë sikur ishin spektatorë.
Jo vetëm humbën, por ashtu siç as nuk mendohej. Milani i bindi plotësisht tifozët e tij që jo vetëm nuk është për titull, por që nuk ka skuadër as për të qenë i sigurt për Championsin, ndonëse këtë sezon nuk ka pasur ngarkesën e ndeshjeve në Europë. Katastrofa në “San Siro” ndaj Udinezes ishte plot 3-0, në një ndeshje ku miqtë sikur shëtitën në fushë. Bartezagi me autogol, Ekelenkamp dhe Ata shënuan golat, ndërsa Modriç, Leao e të tjerë sikur ishin spektatorë. Imagjinoni, Udineze bëri dyfishin e gjuajtjeve në kuadrat, 6 me 3. Një tjetër tifoz nën emrin “granatieri” shkruan: Mund të themi se Leao ishte lojtari më I mirë I Udinezes! Edhe mediat kishin refrenin e tyre, por edhe për Milanin, edhe për Juventusin. Vërshëllima për Milanin dhe për Leaon! Nokaut I pabesueshëm në shtëpi me Udinezen! Milan e Leao, vetëm vërshëllima!” Piemontezët ia dolën 1-0 në fushën e Atalantës, në një fitore të rëndësishme në duelin direkt për Championsin, ndonëse bergamaskët bënë shumë më tepër. Zheremi Boga, ish-lojtar I “Deas” vendosi sfidën menjëherë pas pushimit, ndërsa ekipi I Berat Gjimshitit nuk pati fat. Tashmë, Juventusi është vetëm tri pikë prapa Milanit që mban vendin e tretë në Serinë A dhe “Zonja e Vjetër” ka shanse shumë më të mira se më parë për shkuar në Ligën e Kampionëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lautaro afron titullin/ Inter triumfon thellë falë kapitenit, Roma dorëzohet në Milano “Bomberat” kuqezi në Itali/ Katër sulmues shqiptarë spikasin fuqishëm në Apenine Milan tremb, por fiton/ Kuqezinjtë, ëndrra për titullin kampion në Itali është gjallë