Pikat kryesore
- Gjithsesi, lojtarët shqiptarë në të gjithë botën janë kaq të shumtë, saqë gjithmonë do të dalë dikush që do të dallohet.
- Më I miri këtë herë ishte Myrto Uzuni që shënoi një gol të veçantë në Ligën Profesioniste të Futbollit Amerikan.
- Skuadra e tij, Ostin, u mund në fushën e vet nga LA Galaksi, por sulmuesi kuqezi e shpëtoi veten me një rrjetë të bukur dhe të menduar.
Nuk është se bënë shumë këtë herë. Gjithsesi, lojtarët shqiptarë në të gjithë botën janë kaq të shumtë, saqë gjithmonë do të dalë dikush që do të dallohet. Më I miri këtë herë ishte Myrto Uzuni që shënoi një gol të veçantë në Ligën Profesioniste të Futbollit Amerikan. Skuadra e tij, Ostin, u mund në fushën e vet nga LA Galaksi, por sulmuesi kuqezi e shpëtoi veten me një rrjetë të bukur dhe të menduar. Pesë minuta para fundit, Uzuni realizoi me zgjuarsi për 1-2. Beratasi ka një sezon jo edhe aq të shkëlqyer, por gjithsesi të mirë me dy gola e një asist në 7 ndeshje. Berat Gjimshiti ndërkaq e pati të vështirë në Serinë A, në sfidën që Atalanta e tij e humbi në shtëpi ndaj Juventusit. Qendërmbrojtësi nuk mundi të reagonte në momentin e golit të Juventusit shënuar nga Boga. Gjithsesi, kapiteni I Shqipërisë luftoi dhe pati mundësi duke rrezikuar me kokë, edhe pse nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës. Humbja në shtëpi dëmtoi shumë shanset e Atalantës që tani nuk ka mundësi praktike për të shkuar në Champions, por duhet të luftojë për të qenë pjesë e kupave të Europës. Ditë e vështirë edhe për Ardian Ismajlin, edhe pse ai pretendoi për faull ndaj tij në rastin e golit të Veronës shënuar nga Boui. Torino arriti të fitonte dhe Ismajli ishte 90 minuta në fushë duke marrë edhe të verdhë. Së fundi, duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara, atje u dallua një ish-lojtar I ekipeve kombëtare shqiptare të moshave. Adoleshenti Adri Mehmeti shënoi gol në ndeshjen që skuadra e tij Nju Jork Red Bulls e barazoi 2-2 me Inter të Majemit. Superylli Lionel Mesi nuk mundi të dilte fitues këtë herë nga fusha, pasi Mehmeti 17-vjeçar realizoi për 2-2 në 77’, ndërsa luajti titullar e deri në fund /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gola “botërorë” të shqiptarëve/ Gjejnë rrugën e rrjetës Anis Mehmeti, Myrto Uzuni e Shpendi Uzuni “godet” sërish/ Sulmuesi i kombëtares i jep fitore ekipit në Shtetet e Bashkuara Gola dhe “mesazhe” për Sylvinho/ Uzuni, Shpendi e Mehmeti shënojnë në SHBA dhe Evropë