Pikat kryesore
- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një deklarate të gjatë ku thekson se protesta është një e drejtë demokratike, por nuk zëvendëson qeverisjen.
- Sipas socialistit, protestat paqësore janë element thelbësor i demokracisë dhe duhet të pranohen si të tilla, ndërsa qeveria nuk duhet të fokusohet te reagimi ndaj tyre, por te ushtrimi i funksionit të saj.
- Reagimi i plotë i Erion Braçes: O le le o le le protesta nuk është qeverisje!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një deklarate të gjatë ku thekson se protesta është një e drejtë demokratike, por nuk zëvendëson qeverisjen. Sipas socialistit, protestat paqësore janë element thelbësor i demokracisë dhe duhet të pranohen si të tilla, ndërsa qeveria nuk duhet të fokusohet te reagimi ndaj tyre, por te ushtrimi i funksionit të saj. Reagimi i plotë i Erion Braçes: O le le o le le protesta nuk është qeverisje! Protesta paqësore është një e drejtë legjitime, element thelbësor i demokracisë; Duhet të mësohemi me të, ta pranojmë si të tillë; doemos një qeveri nuk është rehat me protestën përballë, por punë e madhe. Qeveria nuk është për të qarë protestën, me të e prej saj; qeveria është për të qeverisur! Qeverisni! Këtë bëni, qeverisni! Po hyjmë në një stinë të vështirë – nga pikëpamja e motit, pasojave të tij dhe për këtë shkak nga pikëpamja e shërbimeve; Po hyjmë në stinën e nxehtë e të thatë dhe fenomeni El Niño – për të cilin po bëhen gati të gjithë që nga java e ardhshme, do të na prekë edhe ne me gjithë emergjencën që ai sjell; Duhet të qeverisim – të bëhemi gati nga pikëpamja mjedisore, veçanërisht me zjarret, nga pikëpamja shëndetësore, veçanërisht me ndikimin në shëndetin e të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve kronikë, nga pikëpamja e punës, veçanërisht për të mbrojtur punëtorët, shëndetin e tyre kur punojnë në natyrë, nga pikëpamja e shërbimeve, veçanërisht për furnizimin me ujë për përdorim familjar e bujqësor; po hyjmë në sezonin e lartë të turizmit – fluksi më i madh vjen tani e duhet të jemi gati me gjithçka, përfshirë edhe shërbimet që vitin e kaluar nuk ishin apo nuk funksionuan; Të gjitha këto janë emergjencë! Ashtu siç duhet të bëjmë gjërat që kemi thënë se do bëjmë; unë po e pres ende vendimin për nënat e fëmijëve me aftësi ndryshe; po pres ende vendimin për fëmijët e porsalindur, skemën e re që duhet doemos pasuruar me elementë të tjerë, përfshirë edhe zgjatjen e lejes së lindjes dhe më shumë. Janë shumë për t’u bërë nga ato që jemi angazhuar për të bërë! Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre; puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë! Edhe ata në protestë duan shërbime, ndërkohë që janë shumë më shumë që nuk janë në protestë që meritojnë shërbime. Kjo është puna e qeverisë; nëse nuk e bën, kot që rri!