Pikat kryesore
- Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të së dielës.
- u gjet pa shenja jete në banesën e tij në zonën e Freskut, ku dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit.
- Polici, me origjinë nga Tropoja, shërbente prej rreth 8 vitesh në radhët e Policisë Rrugore.
Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sipas informacioneve paraprake, 30-vjeçari I. S. u gjet pa shenja jete në banesën e tij në zonën e Freskut, ku dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Polici, me origjinë nga Tropoja, shërbente prej rreth 8 vitesh në radhët e Policisë Rrugore. Burime bëjnë me dije se ai kishte shfaqur kohët e fundit probleme me stresin dhe ankthin. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.