Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së…

Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së…

Pikat kryesore

  • “Kur një bashki që përfaqëson një të tretën e popullsisë së vendit nuk paraqitet për të raportuar, problemi nuk është vetëm institucional”.
  • Me këtë argument, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi mungesën e përfaqësueses së Bashkisë së Tiranës në dëgjesën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
  • Sipas Tabakut, refuzimi për të raportuar para deputetëve tregon mungesë llogaridhënieje dhe është shenjë e një sistemi që shmang përgjegjësinë për vendimet dhe menaxhimin e fondeve publike.

“Kur një bashki që përfaqëson një të tretën e popullsisë së vendit nuk paraqitet për të raportuar, problemi nuk është vetëm institucional”. Me këtë argument, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi mungesën e përfaqësueses së Bashkisë së Tiranës në dëgjesën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Sipas Tabakut, refuzimi për të raportuar para deputetëve tregon mungesë llogaridhënieje dhe është shenjë e një sistemi që shmang përgjegjësinë për vendimet dhe menaxhimin e fondeve publike. Gjatë mbledhjes së komisionit, ajo ngriti shqetësime për zhvillimin e Tiranës, duke deklaruar se investimet janë përqendruar kryesisht në qendër të qytetit, ndërsa periferitë dhe ish-komunat vijojnë të përballen me mungesë shërbimesh dhe investimesh. Tabaku tha se reforma territoriale e vitit 2015 duhet të analizohet sërish, sidomos për rastin e Tiranës, ku sipas saj janë thelluar diferencat mes qendrës dhe zonave periferike. Deputetja e PD-së solli edhe të dhëna për administratën e Bashkisë së Tiranës, duke thënë se numri i punonjësve është rritur nga rreth 5 mijë në vitin 2015 në afro 9 mijë aktualisht, pa një përmirësim proporcional të shërbimeve për qytetarët. Ajo kritikoi gjithashtu faktin që Bashkia e Tiranës vijon të drejtohet me komandim dhe tha se qyteti përballet me probleme që lidhen me planifikimin urban, shërbimet publike, administrimin financiar dhe çështjen e inceneratorit. “Nëse Partia Socialiste nuk është në gjendje të qeverisë Bashkinë e Tiranës, le t’ua lërë qytetarëve të vendosin. Nuk mund të mbahet peng qyteti më i madh i vendit nga një administrim i përkohshëm që nuk jep llogari askund”, deklaroi Tabaku.

Lini një Përgjigje