Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Pikat kryesore

  • Ka nisur protesta e 15-të sot në Tiranë me qytetarët që janë grumbulluar para Kryeministrisë.
  • Protestuesit mbajnë në duar flamujt shqiptarë dhe pankarta kundër qeverisë.
  • Protestuesit janë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë.

Ka nisur protesta e 15-të sot në Tiranë me qytetarët që janë grumbulluar para Kryeministrisë. Protestuesit mbajnë në duar flamujt shqiptarë dhe pankarta kundër qeverisë. Protestuesit janë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura. Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pasi të ndalen fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime, do të marshojnë më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Lini një Përgjigje