Pikat kryesore
- Traditat dhe folklori i vendeve të rajonit u bashkuan në edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar.
- Përveç interpretimeve të ansambleve pjesëmarrëse nga pesë vendet e rajonit programi përfshinë dhe performancat e grupit Jahkoba, Ritual Band dhe këngëtares Kamela Islamaj.
- Festivali do të kulmojë me koncertin e veçantë, të Orkestrës Simfonike të Korçës në bashkëpunim me orkestrën nga Katerini i Greqisë.
Traditat dhe folklori i vendeve të rajonit u bashkuan në edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar. Ansamble artistike nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi me kostumet karakteristike të vendeve të tyre, sollën atmosferë festive në rrugët e qytetit me muzikë popullore dhe valle tradicionale Parada tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve, skenën kryesore e Festivalit është Pazari i Vjetër i Korçës ku përgjatë dy netëve do të jetë skenë e artistëve të njohur nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit. Përveç interpretimeve të ansambleve pjesëmarrëse nga pesë vendet e rajonit programi përfshinë dhe performancat e grupit Jahkoba, Ritual Band dhe këngëtares Kamela Islamaj. Festivali do të kulmojë me koncertin e veçantë, të Orkestrës Simfonike të Korçës në bashkëpunim me orkestrën nga Katerini i Greqisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shkolla verore/ Aktivitete dhe argëtim për nxënësit e sistemit 9-vjeçar në Tiranë Iran/ Mbyllet Ngushtica e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban Përplasen trenat në Londër/ Një viktimë dhe disa të plagosur nga aksidenti hekurudhor