Pikat kryesore
- Zjarri i egër që shpërtheu të premten në Herbon, në Padron (A Coruna) të Spanjës mbetet aktiv dhe ka djegur tashmë rreth 330 hektarë.
- Autoritetet kanë alarmin e nivelit 2 dhe rreth dhjetë shtëpi mbeten të evakuuara.
- Edhe pse në mëngjes dukej se zjarri po stabilizohej, temperaturat e larta mbi 30°C , dhe era e përkeqësuan situatën me kalimin e ditës.
Zjarri i egër që shpërtheu të premten në Herbon, në Padron (A Coruna) të Spanjës mbetet aktiv dhe ka djegur tashmë rreth 330 hektarë. Autoritetet kanë alarmin e nivelit 2 dhe rreth dhjetë shtëpi mbeten të evakuuara. Edhe pse në mëngjes dukej se zjarri po stabilizohej, temperaturat e larta mbi 30°C , dhe era e përkeqësuan situatën me kalimin e ditës. “Ka mjaft erë, të cilën nuk e patëm në dimër”, tha vetë kryebashkiaku i Padron, Anxo Rei Arca. Deri më tani, autoritetet nuk kanë regjistruar asnjë viktimë ose dëme në shtëpi, megjithëse afërsia e zjarrit me disa qendra të banuara po e mban nivelin e lartë të gatishmërisë. Ky zjarr vjen mes shqetësimit në rritje për zjarret në pyje në Galicia. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Spanjës i kthehen yjet/ Lamine dhe “Nico” priten si heronj nga shokët e Kombëtares Ronaldo tregon dy Kombëtaret favorite për ta fituar Kupën e Botës “Planetet rreshtohen” për Spanjën/ Shenjat e pabesueshme të fatit e “ ” Kampione Bote