Prespa, të huajt interes për natyrën/ Zona e njohur për peizazhet e saj regjistron rritje…

Prespa, të huajt interes për natyrën/ Zona e njohur për peizazhet e saj regjistron rritje…

Pikat kryesore

  • Prespa, e njohur për natyrën e paprekur, kulinarinë tradicionale dhe qetësinë që ofron synon të tërheqë këtë vit një numër më të lartë turistësh krahasuar me sezonet e shkuara.
  • Gatimet autentike vazhdojnë të jenë ndër më të kërkuarat nga vizitorët, ku vendin kryesor e zë krapi i liqenit, i njohur për shijen karakteristike dhe mënyrat tradicionale të përgatitjes.
  • Operatorët turistikë raportojnë rritje të numrit të turistëve dhe të ditëve të qëndrimit.

Prespa, e njohur për natyrën e paprekur, kulinarinë tradicionale dhe qetësinë që ofron synon të tërheqë këtë vit një numër më të lartë turistësh krahasuar me sezonet e shkuara. Gatimet autentike vazhdojnë të jenë ndër më të kërkuarat nga vizitorët, ku vendin kryesor e zë krapi i liqenit, i njohur për shijen karakteristike dhe mënyrat tradicionale të përgatitjes. Operatorët turistikë raportojnë rritje të numrit të turistëve dhe të ditëve të qëndrimit. Rezervimet sipas tyre paraqiten në nivele të kënaqshme, ndërsa pjesa më e madhe e vizitorëve janë të huaj. Vizitorë nga Greqia, Polonia dhe Gjermania zgjedhin çdo vit këtë destinacion. Krahas vendeve europiane, Prespa po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga India dhe vendet e Amerikës Latine. Zona zgjon interes jo vetëm për turistët, por edhe për studiues dhe ekspertë të huaj, të cilët vizitojnë Prespën për vlerat e saj natyrore, liqenin dhe ekosistemin e pasur. Sipas krytarit tw Bashkisw sw Pustecit kërkesa në rritje e vizitorëve ka nxitur shtimin e numrit të bujtinave dhe zgjerimin e kapaciteteve akomoduese në të gjithë zonën. Në Prespë synim afatgjatë mbetet zhvillimi i turizmit gjatë gjithë vitit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Taksistja që thyen stereotipet në Tiranë/ 51-vjeçarja lë emigracionin për të bërë biznes në Shqipëri Katari shkruan historinë/ Skuadra nga Gjiri Persik merr pikën e parë në Kupat e Botës Skocia prish “mallkimin” në Botëror/ “Malësorët” fitojnë ndeshjen e parë pas 28 vitesh mungesë

Lini një Përgjigje