Madridi “dhuron” titullin/ Real nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj rivalit Betis

Madridi “dhuron” titullin/ Real nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj rivalit Betis

Pikat kryesore

  • Yjet “merenges” thuajse gjithmonë kanë bërë kështu, por duket se këtë herë janë dorëzuar para kohe.
  • Reali I Madridit u ndal në barazim 1-1 në fushën e Betisit në La Liga, duke I bërë Barcelonës dhuratën e radhës.
  • Natyrisht, dhuratë pa dashje, apo I detyruar nga skuadra seviljane që luftoi fort dhe nuk u trondit nga goli shpejtë I shënuar nga Vinisius.

U mendua se do të shtynin deri në fund. Yjet “merenges” thuajse gjithmonë kanë bërë kështu, por duket se këtë herë janë dorëzuar para kohe. Reali I Madridit u ndal në barazim 1-1 në fushën e Betisit në La Liga, duke I bërë Barcelonës dhuratën e radhës. Natyrisht, dhuratë pa dashje, apo I detyruar nga skuadra seviljane që luftoi fort dhe nuk u trondit nga goli shpejtë I shënuar nga Vinisius. Trajneri mik Arbeloa kishte hedhur në fushë gjithë “artilerinë e rëndë”, por as Vinisius, as Mbape apo Valverde nuk mundën më shumë, edhe pse u përpoqën. Gjithsesi, Betis luftoi fort. Skuadra vendase bëri më shumë gjuajtje në total sesa madrilenët, ndonëse në kuadrat futi diçka më pak. Po ashtu, pati më shumë zotërimin e topit, diçka jo e lehtë përballë talenteve që pati në krahun tjetër. Gjithsesi, u duk se Reali po ia dilte edhe pse pa shkëlqim. Avantazhi 1-0 u ruajt deri në minutën e katërt shtesë kur goditi Bejerin. “Titulli ofrohet në pjatë të argjendtë, – është komenti domethënës I të përditshmes “Marka” nga kryeqyteti, – Madridi kthehet të zhgënjejë!” E njëjta diçiturë në kopertinë nga “El Mundo Deportivo” në Katalonjë, që natyrisht feston, dhe shkruan se Barça mund të përfitojë nga gabimi I Madridit!” Reali mbetet pa trofe dhe do të duhet të mendojë për sezonin tjetër./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! La Liga mbetet e hapur/ Real ia del të fitojë me vështirësi me modestin Alaves Shuhet “legjenda” Santamaria/ Ylli uruguajan dhe madrilen mbyll sytë në vitin 96 të jetës Bayern “vret” mbretin/ Bavarezët kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Lini një Përgjigje