Pikat kryesore
- Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka gati listën me 26 futbollistët që do të marrë me vete në finalet e Botërorit 2026.
- Në pritje të publikimit të saj, mediat angleze kanë zbuluar surpriza të mëdha në zgjedhjet e teknikut gjerman.
- Sipas tyre, jashtë ekipit që do të luajë në finalet e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada kanë mbetur dy talentet anglezë, Kol Palmer i Chelsea dhe Fil Foden i Manchester City.
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka gati listën me 26 futbollistët që do të marrë me vete në finalet e Botërorit 2026. Në pritje të publikimit të saj, mediat angleze kanë zbuluar surpriza të mëdha në zgjedhjet e teknikut gjerman. Sipas tyre, jashtë ekipit që do të luajë në finalet e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada kanë mbetur dy talentet anglezë, Kol Palmer i Chelsea dhe Fil Foden i Manchester City. Po ashtu, nuk do të ketë ftesë për dy veteranët e “Tre Luanëve”, mbrojtësit e Manchester United, Harri Megajër dhe Luk Shou. Jo vetëm lojtarët e harruar, pasi Tukel ka surprizuar edhe me emrat e ftuar prej tij. Njëri prej tyre është Ivan Tonej, sulmuesi 30-vjeçar që luan në Arabinë Saudite me Al Ahli. Po ashtu, një ftesë ka marrë edhe Markus Rashford, i rilindur në sezonin e fundit te Barcelona. Sa i përket emrave të tjerë, ata janë të zakonshmit si Harri Kejn, Xhud Bellingham, Deklan Rajs apo Bukajo Saka. Anglia do të luajë në Grupin L të Botërorit 2026 bashkë me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë. Skuadra angleze shihet si një nga favoritët e mëdhenj edhe për fitimin e Kupës së Botës./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Lordi anglez” që “vret” shqiptarët/ Kapiteni Kane, njeriu që ka shënuar më shumë ndaj kuqezinjve “Anglia, favorite për të fituar Botërorin”, Sylvinho: Të dielën do jetë një ndeshje e vështirë Franca siguron kualifikimin/ Pas Anglisë, skuadra e dytë europiane në finalet e “Botërorit”