Pikat kryesore
- Bashkia Tropojë po i afrohet përmbylljes së fazës së parë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, program që synon zhvillimin e turizmit malor dhe nxitjen e investimeve në zonat alpine të verilindjes.
- Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, bëri të ditur se interesi për këtë nismë ka qenë i konsiderueshëm, ku deri tani janë regjistruar mbi 500 aplikime nga qytetarë dhe investitorë të interesuar.
- Tani ndodhemi në fazën e dytë të përzgjedhjes së tyre dhe është e mundur që të bëjmë më të mirën për këtë proces.
Bashkia Tropojë po i afrohet përmbylljes së fazës së parë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, program që synon zhvillimin e turizmit malor dhe nxitjen e investimeve në zonat alpine të verilindjes. Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, bëri të ditur se interesi për këtë nismë ka qenë i konsiderueshëm, ku deri tani janë regjistruar mbi 500 aplikime nga qytetarë dhe investitorë të interesuar. “Po punojmë fort edhe me Paketën e Maleve, ku duke ruajtur çdo pronë, trashëgiminë se kujt i përket, por këto prona të mos ngelin pa u krijuar për arsye të ndryshme dhe ne do të punojmë fort që të mos kemi probleme të natyrës që nuk na pëlqejnë.” Sipas Byberit, pas përfundimit të kësaj faze do të vijojë procesi i shqyrtimit dhe përzgjedhjes së projekteve që do të përfitojnë nga programi. “Në Tropojë kanë aplikuar rreth 500 persona. Tani ndodhemi në fazën e dytë të përzgjedhjes së tyre dhe është e mundur që të bëjmë më të mirën për këtë proces. Tropoja është në një rrugë zhvillimi të paparë, një proces që sapo ka nisur dhe po merr formë çdo ditë.” Ai nënvizoi se kërkesat më të shumta lidhen me investime turistike në zonat e Alpeve Shqiptare, Bjeshkëve të Nikaj-Mërturit dhe Dobërdolit, të cilat po tërheqin çdo vit më shumë vizitorë vendas e të huaj falë peizazhit natyror dhe potencialit për turizëm malor.