Pikat kryesore
- Policia ka arrestuar 32-vjeçarin Gerald Biba, personin që goditi me grusht një banor i cili po protestonte kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec të Vlorës nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”.
- Biba, i cili punon për shoqërinë private “Major Security” dhe njihet gjithashtu si ish-truproja e reperit Noizy.
- Gjatë protestës së djeshme në Zvërnec, Biba u filmua duke goditur qytetarin dhe më pas duke e marrë zvarrë atë së bashku me dy kolegë të tjerë.
Policia ka arrestuar 32-vjeçarin Gerald Biba, personin që goditi me grusht një banor i cili po protestonte kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec të Vlorës nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Biba, i cili punon për shoqërinë private “Major Security” dhe njihet gjithashtu si ish-truproja e reperit Noizy. Gjatë protestës së djeshme në Zvërnec, Biba u filmua duke goditur qytetarin dhe më pas duke e marrë zvarrë atë së bashku me dy kolegë të tjerë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.