Pikat kryesore
- Ata theksojnë se kanë gjetur një ambient të qetë dhe mikpritës, ku cilësia e shërbimit përputhet me çmime të përballueshme.
- Disa prej turistëve ndajnë eksperiencat e tyre pozitive, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një arsye të fortë për t’u rikthyer sërish në të ardhmen.
- Gjatë këtij sezoni veror vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të të huajve që kanë zgjedhur Shëngjinin për pushimet e tyre.
Plazhi i Shëngjinit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj gjatë kësaj vere, falë një kombinimi faktorësh që vlerësohen veçanërisht nga pushuesit si pastërtia, çmimet e arsyeshme, komoditeti dhe përshtatshmëria për familjet me fëmijë. Për shumë prej tyre, pushimet në këtë bregdet kanë rezultuar një zgjedhje e goditur, duke e konsideruar Shëngjinin jo vetëm si një destinacion ku mund të kalojnë ditë të qeta pranë detit, por edhe si një vend që ia vlen të rekomandohet tek miqtë dhe të afërmit. Ata theksojnë se kanë gjetur një ambient të qetë dhe mikpritës, ku cilësia e shërbimit përputhet me çmime të përballueshme. Disa prej turistëve ndajnë eksperiencat e tyre pozitive, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një arsye të fortë për t’u rikthyer sërish në të ardhmen. Gjatë këtij sezoni veror vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të të huajve që kanë zgjedhur Shëngjinin për pushimet e tyre. Përveç turistëve nga vendet e Europës Lindore, të pranishëm janë edhe vizitorë nga Europa Perëndimore, një pjesë e të cilëve rikthehen sërish, duke e kthyer këtë bregdet në një destinacion të preferuar veror. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mbi 1.3 milion turistë në qershor/ Eksperti: Nuk ka rënie të turizmit, por një ngadalësim të rritjes Voskopoja, “strehë” nga vapa/ Natyra, klima dhe bujtinat tërheqin pushues vendas e të huaj Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore