Pikat kryesore
- Automjeti i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është goditur me vezë teksa ai po largohej nga ambientet e Kuvendit pas përfundimit të seancës plenare.
- Ngjarja ndodhi në momentin kur Balla po hipte në automjetin e tij, ndërsa në zonë ndodheshin protestues të mbledhur jashtë Parlamentit.
- Disa prej tyre hodhën vezë në drejtim të makinës së ministrit, duke e goditur atë.
Automjeti i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është goditur me vezë teksa ai po largohej nga ambientet e Kuvendit pas përfundimit të seancës plenare. Ngjarja ndodhi në momentin kur Balla po hipte në automjetin e tij, ndërsa në zonë ndodheshin protestues të mbledhur jashtë Parlamentit. Disa prej tyre hodhën vezë në drejtim të makinës së ministrit, duke e goditur atë. Incidenti ndodhi në kuadër të protestës së zhvilluar para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.