Pikat kryesore
- Me anë të një postimi në platformën X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sot në lidhje me zhvillimet e fundit në Zvërnec, ku u dhunua qytetari nga roja privat.
- Rama deklaroi se, do të flasë nesër në orën 10:00 për këtë çështje, teksa përgëzoi reagimin e Policisë së Shtetit dhe qëndrimin e mbajtur për situatën.
- Gjithashtu, ai theksoi se, qasja e duhur është toleranca zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut.
Me anë të një postimi në platformën X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sot në lidhje me zhvillimet e fundit në Zvërnec, ku u dhunua qytetari nga roja privat. Rama deklaroi se, do të flasë nesër në orën 10:00 për këtë çështje, teksa përgëzoi reagimin e Policisë së Shtetit dhe qëndrimin e mbajtur për situatën. Gjithashtu, ai theksoi se, qasja e duhur është toleranca zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut. “Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht” , shkruan Rama. Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.