Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë deri në…

Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë deri në…

Pikat kryesore

  • Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura në Zvërnec, ku pati përplasje mes qytetarëve, punonjësve të sigurisë private dhe policisë.
  • Përmes një reagimi publik, Lamallari theksoi se projekti në Zvërnec zhvillohet në një pronë tërësisht private duke thënë se janë të pavërteta pretendimet se qeveria ka falur tokë për investimin.
  • Sipas tij, prona në fjalë u është kthyer pronarëve të ligjshëm dhe është regjistruar në hipotekë vite përpara se Partia Socialiste të vinte në pushtet.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura në Zvërnec, ku pati përplasje mes qytetarëve, punonjësve të sigurisë private dhe policisë. Përmes një reagimi publik, Lamallari theksoi se projekti në Zvërnec zhvillohet në një pronë tërësisht private duke thënë se janë të pavërteta pretendimet se qeveria ka falur tokë për investimin. Sipas tij, prona në fjalë u është kthyer pronarëve të ligjshëm dhe është regjistruar në hipotekë vite përpara se Partia Socialiste të vinte në pushtet. 2. Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur. 3. E përshëndes reagimin e shpejtë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend. Goditja brenda radhëve të Policisë së Shtetit, që nisi në Sarandë dhe ka vazhduar në Vlorë, do të jetë një konstante e punës së strukturave tona në këtë kapitull të ri të drejtimit të tyre. Uniformat blu janë dhe duhet të jenë në çdo rast, garante të rendit ligjor, ku mbrojtja e pronës publike apo private janë një pjesë thelbësore. Por po ashtu ato duhet të garantojnë edhe pacënueshmërinë e besimit të qytetarëve tek uniforma e policisë, prandaj çdo devijim nga këto parime do të goditet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave drejtuese të policisë dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Lini një Përgjigje