‘Zvërneci, projekt i jashtëzakonshëm’, Rama: Nesër radha ime për të pavërtetat e ditëve…

‘Zvërneci, projekt i jashtëzakonshëm’, Rama: Nesër radha ime për të pavërtetat e ditëve…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në Zvërnec.
  • Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se nesër do të flasë për projektin që do të realizohet në Zvërnec, të cilin e konsideron të jashtëzakonshëm.
  • Sipas Ramës, në ditët e fundit janë thënë të pavërteta lidhur me këtë projekt.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në Zvërnec. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se nesër do të flasë për projektin që do të realizohet në Zvërnec, të cilin e konsideron të jashtëzakonshëm. Sipas Ramës, në ditët e fundit janë thënë të pavërteta lidhur me këtë projekt. Rama përgëzoi reagimin e Policisë së Shtetit, ndaj rojeve private të cilët dhunuan një protestues. “Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht”, shkruan Rama./ abcnews.al Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ne jemi kudo! “Dhuna ndaj qytetarit e papranueshme”/ Projekti në Zvërnec, kompania: Ndërpresim marrëdhënien me policinë private Rama: “Albanian Digital Solutions” shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar Rama: Shqipëria, me afër BE/ Kryeministri: Hapet etapa e mbylljes së negociatave me unionin

Lini një Përgjigje