Pikat kryesore
- TIRANË- Grupi i punës në Këshillin e BE-së miraton raportin IBAR, me votë unanime dhe pa asnjë kundërshtim.
- Nesër kalon formalisht edhe me përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa më 26 maj pritet mbledhja e radhës ndërministrore mes Komisionit Europian dhe Qeverisë Shqiptare.
- Sipas Radës, miratimi i IBAR është rezultat i reformave të ndërmarra nga Shqipëria ndër vite, por edhe i mbështetjes së aleatëve tradicionalë në BE, si Austria, Italia dhe së fundmi edhe Gjermania.
TIRANË- Grupi i punës në Këshillin e BE-së miraton raportin IBAR, me votë unanime dhe pa asnjë kundërshtim. Nesër kalon formalisht edhe me përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa më 26 maj pritet mbledhja e radhës ndërministrore mes Komisionit Europian dhe Qeverisë Shqiptare. Ky është një lajm shumë i mirë për procesin e integrimit, por edhe një goditje e fortë ndaj Sali Berishës, Jorida Tabakut dhe korit të opozitës që punoi, investoi dhe mashtroi publikisht, duke pretenduar se IBAR ishte bllokuar apo edhe rrëzuar. Gazetari Ardit Rada, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” , e konsideroi miratimin e IBAR si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se ky proces i hap rrugë fazës serioze dhe të parafundit drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas Radës, miratimi i IBAR është rezultat i reformave të ndërmarra nga Shqipëria ndër vite, por edhe i mbështetjes së aleatëve tradicionalë në BE, si Austria, Italia dhe së fundmi edhe Gjermania. Ai u shpreh se e gjithë energjia e investuar nga qeveria për integrimin europian nuk ka shkuar dëm dhe se samitet europiane të zhvilluara në Tiranë kanë pasur ndikim real në afrimin e vendit me BE-në. Gazetari komentoi edhe qëndrimin e opozitës ndër vite ndaj procesit të integrimit, duke thënë se ajo ka krijuar perceptimin se integrimi është vetëm meritë e pushtetit dhe se tashmë po përballet me pasojat politike të kësaj qasjeje. Sipas tij, opozitës “i është djegur karta më e fortë e protestës”, pasi parashikimet për bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë nuk rezultuan të vërteta. Në fund, Ardit Rada theksoi se Shqipëria ka treguar seriozitet dhe këmbëngulje për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, duke veçuar reformat në drejtësi dhe ndryshimet e tjera të kërkuara nga vetë BE-ja. “Miratimi i IBAR është një hallkë e rëndësishme e procesit, është proces teknik, por që i hap rrugë mbledhjes ndërqeveritare për të nisur më pas fazën serioze dhe të parafundit për në BE. Meritë e Shqipërisë dhe meritë e reformave të ndërmarra, dhe nga ana tjetër është një meritë për aleatët tradicionalë në BE, si Austria, Italia dhe Gjermania, e cila konfirmoi mbështetje. E gjithë energjia e qeverisë nuk është shpenzuar kot. Gjithë energjia e investuar për integrimin e vendit duket se nuk ka shkuar dëm. Samitet europiane që kemi parë në Tiranë do të thotë se nuk do të ishin një shpenzim për propagandë, por një shpenzim që ia ka vlejtur dhe e ka dërguar Shqipërinë më pranë. Opozita është ajo që ka ushqyer kulturën politike në shoqëri se integrimi i vendit është meritë e pushtetit dhe kësisoj vuan pasojat e kulturës që ka ngritur, dhe kjo do t’i njihet si kredo mazhorancës socialiste. I ka djegur kartën më të fortë të protestës, e cila dilte garant duke gëzuar se integrimi i vendit nuk mund të realizohet dhe do të bllokohej integrimi i Shqipërisë në BE, duke dalë në protestë me flamujt e Gjermanisë. Shqipëria do të pranohet se i ka treguar Europës seriozitetin që ka dhe këmbënguljen që ka për t’u bërë pjesë e BE-së, por edhe reformat e ndërmarra, si ajo në drejtësi dhe reforma të tjera që ka diktuar vetë BE.”, tha ai. Duke komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe garën për drejtimin e saj, ai u shpreh kritik ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi. Sipas Radës, shqetësues është fakti se Berisha nuk po demonstron vullnet për t’u larguar nga Partia Demokratike. “Unë nuk besoj se një moment i tillë prodhon krenari. Nuk ka ndonjë lloj emocionesh. Është një garë pa garë dhe ka zgjedhur këtë formë, duke përjashtuar çdo personazh të mundshëm nga mundësia për të garuar përballë Sali Berishës. Përveç mungesës së garës, shqetësuese në PD është mungesa e vullnetit të Berishës për t’u larguar nga PD.”, u shpreh Rada. / abcnews.al “Unë nuk besoj se një moment i tillë prodhon krenari. Nuk ka ndonjë lloj emocionesh. Është një garë pa garë dhe ka zgjedhur këtë formë, duke përjashtuar çdo personazh të mundshëm nga mundësia për të garuar përballë Sali Berishës. Përveç mungesës së garës, shqetësuese në PD është mungesa e vullnetit të Berishës për t’u larguar nga PD.”, u shpreh Rada. / abcnews.al “Unë nuk besoj se një moment i tillë prodhon krenari. Nuk ka ndonjë lloj emocionesh. Është një garë pa garë dhe ka zgjedhur këtë formë, duke përjashtuar çdo personazh të mundshëm nga mundësia për të garuar përballë Sali Berishës. Përveç mungesës së garës, shqetësuese në PD është mungesa e vullnetit të Berishës për t’u larguar nga PD.”, u shpreh Rada. / abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Negociatat për detin/ Athina kërkon rinisjen e bisedimeve, ministri Dendias do të vijë në Tiranë Gara për Tiranën, Braçe: Nuk kam folur me Ramën, dua proces në parti, jo qoka! Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Braçe: Vota ime kundër, nuk është pozitiv kontrolli parlamentar nga një komision