Greqia, tri ditë luftë me flakët/ Zjarre në Kretë, Paros dhe Lesbos, evakuohen banorë e…

Greqia, tri ditë luftë me flakët/ Zjarre në Kretë, Paros dhe Lesbos, evakuohen banorë e…

Pikat kryesore

  • Beteja me flakët në Greqi vazhdon për të tretën ditë me radhë.
  • Situata më e vështirë paraqitet në ishullin e Kretës, Paros dhe Lesbos.
  • Zjarret kanë shkaktuar viktima mes zjarrfikësve, dëme në shtëpi dhe toka bujqësore, si edhe evakuimin e banorëve dhe turistëve.

Beteja me flakët në Greqi vazhdon për të tretën ditë me radhë. Situata më e vështirë paraqitet në ishullin e Kretës, Paros dhe Lesbos. Zjarret kanë shkaktuar viktima mes zjarrfikësve, dëme në shtëpi dhe toka bujqësore, si edhe evakuimin e banorëve dhe turistëve. Mbi 200 zjarrfikës, mjete ajrore dhe ekipe të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vullnetarë nga kryqi i Kuq janë angazhuar në shuarjen e vatrave më të mëdha. Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, parashikohet një rrezik shumë i lartë i shpërthimit të zjarrit (kategoria 4) në Atikë, Kretë, Greqinë Perëndimore, Egje, Ishujt Ciklade, Evros, si dhe në zona të Peloponezit dhe Greqisë Qendrore. Departamenti i Zjarrfikësve u bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr, duke theksuar se, në kushtet aktuale të motit, edhe një shpërthim i vogël mund të zhvillohet në një front të ri zjarri të pankontrolluar brenda çastit. Teksa po luftohet për vënien e flakëve nën kontroll, prokuroria ka nisur hetimet edhe për zjarrin e madh në Paros, i cili dogji më shumë se 12,000 hektarë. Sipas autoriteteve lokale shkaku i flakëve që mori përmasa të mëdha është menaxhimi i mbeturinave në depon e ishullit. Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Parosit mohoi çdo përgjegjësi . Mbrojtja Civile është në gatishmëri, por në të njëjtën kohë u kërkon qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm, për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarrit në shumë zona të vendit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik Negociatat për detin/ Athina kërkon rinisjen e bisedimeve, ministri Dendias do të vijë në Tiranë Shqipëria dhe Greqia, akord strategjik/ Rama pritet nga Mitsotakis: Dokument i përbashkët për çështjet e pazgjidhura

Lini një Përgjigje