Kardinal Troshani: Kardinal Troshani “rikthehet” në burg/ Ceremoni në Spaç për nderimin…

Kardinal Troshani: Kardinal Troshani “rikthehet” në burg/ Ceremoni në Spaç për nderimin e…

Pikat kryesore

  • Duke kujtuar vitet e persekutimit ai rrëfeu edhe akuzat për të cilat u dënua nga regjimi komunist.
  • Për jetën e tij në shërbim të fesë dhe qëndresën përballë persekutimit komunist, Kardinali Ernest Troshan Simoni nderohet me një dekoratë mirënjohjeje.
  • Ceremonia përcillet edhe nga një mesazh i Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV.

Në oborrin e ish-burgut, mes mureve që mbajnë ende gjurmët e së shkuarës, Kardinali kremton Meshën e Shenjtë ne prani te ish-të përndjekur politikë, besimtarë të shumtë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, në nder të të gjithë atyre që u dënuan, u pushkatuan apo ende nuk kanë një varr. Duke kujtuar vitet e persekutimit ai rrëfeu edhe akuzat për të cilat u dënua nga regjimi komunist. Për jetën e tij në shërbim të fesë dhe qëndresën përballë persekutimit komunist, Kardinali Ernest Troshan Simoni nderohet me një dekoratë mirënjohjeje. Ceremonia përcillet edhe nga një mesazh i Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV. Në letrën e ardhur nga Vatikani, Spaçi përshkruhet si një vend martirizimi dhe shprese, ndërsa kujtesa e atyre që sakrifikuan jetën cilësohet një thirrje e përhershme për liri, dinjitet njerëzor dhe paqe./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje