Foltore me dy gishta, pa ‘Doktorin’ Takimi i së mërkurës në

Foltore me dy gishta, pa ‘Doktorin’ Takimi i së mërkurës në

Pikat kryesore

  • Por ndryshimi thelbësor ishte se, ndonëse simbolika ishte berishiste, Berisha mungoi si figurë reference në fjalimet kryesore.
  • Ndrec Pjetri, kandidati më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Durrësit, e nisi takimin me një mesazh të qartë: demokratët, sipas tij, kanë mbetur të shpërndarë që nga humbja e 11 majit.
  • “Jemi bërë si zogjtë e korbit, as ku jemi, as ku do shkojmë”, tha Pjetri, i cili theksoi se ky rrugëtim nuk ka të bëjë me interesa personale apo kauza individuale.

Takimi i së mërkurës në Durrës, i organizuar me pjesëmarrjen e Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe eksponentëve të tjerë të PD-së, solli një foltore të ngjashme me ato tradicionale të demokratëve: dy gishtat lart, flamuri i PD-së në sfond dhe retorikë për “rizgjim” dhe “bashkim”. Por ndryshimi thelbësor ishte se, ndonëse simbolika ishte berishiste, Berisha mungoi si figurë reference në fjalimet kryesore. Ndrec Pjetri, kandidati më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Durrësit, e nisi takimin me një mesazh të qartë: demokratët, sipas tij, kanë mbetur të shpërndarë që nga humbja e 11 majit. “Jemi bërë si zogjtë e korbit, as ku jemi, as ku do shkojmë”, tha Pjetri, i cili theksoi se ky rrugëtim nuk ka të bëjë me interesa personale apo kauza individuale. Në të njëjtën linjë, Artion Bajramaj riktheu kritikat për mënyrën si u menaxhuan primaret brenda PD-së, duke i cilësuar si proces të nisur me energji, por të deformuar në zbatim, ku “fituesi zëvendësohej nga dikush që vendoste nga lart”. Në këtë atmosferë pakënaqësie të artikuluar hapur ndaj mënyrës së vendimmarrjes në parti, Ilir Alimehmeti u përpoq të krijonte një narrative bashkuese, duke folur për domosdoshmërinë e përmirësimit të strukturave, transparencën me votuesit dhe betejën ndaj qeverisë Rama. Ai theksoi se PD-ja është “parti e lirë”, duke nënkuptuar nevojën e shmangies së centralizimit. Por ishte Ervin Salianji ai që doli me mesazhin më direkt politik, duke e çuar takimin drejt një qasjeje që shumëkush e lexoi si tentativë për të ridimensionuar hapësirat e tij brenda PD-së. Ai nuk përmendi asnjëherë Sali Berishën, ndërsa foli për një PD që duhet “të hapet”, “të përgatitet për rotacion” dhe “të bashkohet” për të mundur Ramën. Sepse, pa Berishën në sallë, simbolet thonë më shumë se fjalimet.

Lini një Përgjigje