Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve, duke e lidhur situatën me zhvillimet e fundit globale pas konfliktit në Iran.
- Në podcastin e tij “Flasim”, Rama theksoi se kriza ndërkombëtare ka ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit me naftë, duke sjellë rritje të menjëhershme dhe të ndjeshme të çmimeve në treg.
- Sipas tij, këto ndërhyrje synojnë të lehtësojnë barrën mbi qytetarët dhe të garantojnë që situata të mos shfrytëzohet për përfitime të padrejta.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve, duke e lidhur situatën me zhvillimet e fundit globale pas konfliktit në Iran. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama theksoi se kriza ndërkombëtare ka ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit me naftë, duke sjellë rritje të menjëhershme dhe të ndjeshme të çmimeve në treg. Ai bëri të ditur se qeveria ka intensifikuar monitorimin e tregut për të parandaluar abuzimet dhe ka ndërmarrë masa konkrete, përfshirë rikthimin e bordit të transparencës për çmimet e karburanteve dhe uljen e përkohshme të akcizës së naftës me rreth 20%. Sipas tij, këto ndërhyrje synojnë të lehtësojnë barrën mbi qytetarët dhe të garantojnë që situata të mos shfrytëzohet për përfitime të padrejta. “E lashë në fund këtë shënim, jo për nga rëndësia, por përkundrazi, sepse është një shënim që është përkon me një moment jashtëzakonisht të ndërlikuar në rang global, që ka impaktuar drejtpërdrejt të gjithë zinxhirin e furnizimit të karburantit dhe që reflektohet në mënyrë agresive në rritjen e çmimit të naftës.