Pikat kryesore
- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zbulimin e “shtëpisë së barit” në Peqin.
- Sipas informacioneve, prona ku u gjet sasia e konsiderueshme e bimëve narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është në kërkim nga autoritetet.
- Gjithashtu bëhet me dije se është në kërkim edhe Ervis Maci, përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit, raporton A2CNN.
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zbulimin e “shtëpisë së barit” në Peqin. Sipas informacioneve, prona ku u gjet sasia e konsiderueshme e bimëve narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është në kërkim nga autoritetet. Gjithashtu bëhet me dije se është në kërkim edhe Ervis Maci, përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit, raporton A2CNN. Operacioni u realizua nga strukturat e Drejtorisë për Krimet në Volum në Policia e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Në total, u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan. Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike. Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike. në kërkim pronari i ambientit. Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre. Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj. Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis. Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u në kërkim. Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre. Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.