string(87) "uefa-ul-denimin-ndaj-ekipit-malazez-7-vite-perjashtim-dhe-400-mije-e-gjobe-per-kurdisje" UEFA ul dënimin ndaj ekipit malazez: 7 vite përjashtim dhe 400 mijë € gjobë për kurdisje Klubit malazez FK Arsenal Tivat i është ulur ndalimi nga garat evropiane për trukim ndeshjesh me tre vite pas apelimit të bërë në UEFA. Në korrik, klubi u dënua me 10 vite përjashtim nga UEFA pas hetimeve për ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës në vitin 2023 kundër skuadrës armene Alashkert. Arsenal Tivat barazoi 1-1 në transfertë te Alashkert, por më pas pësoi humbje të thellë 6-1 në shtëpi në ndeshjen e kthimit. Tashmë ndalimi i klubit është reduktuar në shtatë vite, ndërsa portieri Dusan Puletic, i cili gjithashtu ishte pezulluar për 10 vite, është liruar për të luajtur sërish pasi fitoi apelimin e tij. Në korrik, UEFA kishte gjetur se klubi kishte shkelur nenin 11 të rregullores disiplinore që ka të bëjë me “parimet e përgjithshme të sjelljes”, si dhe nenin 12 që lidhet me “integritetin e ndeshjeve, garave dhe trukimin e tyre”. Dënimi fillestar i klubit parashikonte përjashtim deri në sezonin 2034/35 dhe një gjobë prej 500,000 euro. Megjithatë, pas apelimit në Trupin e Apelit të UEFA-s, pezullimi i klubit tani do të zgjasë deri në fund të sezonit 2031/32, ndërsa gjoba është ulur në 400,000 € (349,000 £). Ndërkohë, apelimi i Puletic ka bërë që vendimi i Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s nga korriku të përmbyset, duke i anuluar pezullimin. Sezonin e kaluar, Arsenal Tivat fitoi ndeshjen e play-off-it të mbijetesës për të ruajtur vendin e tij në Ligën e Parë të Malit të Zi. UEFA ul dënimin ndaj ekipit malazez: 7 vite përjashtim dhe 400 mijë € gjobë për kurdisje Mbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet Medon Berisha “gradohet” në Itali, futbollisti kosovar kapiten i ekipit të Serie A Leao ushtron për herë të parë me ekipin, i gatshëm për duelin me Napolin Serbia “goditet” para përballjes me Shqipërinë, e humb lojtarin e tretë Piqué i fyeu referët pas lojës, rrezikon suspendim deri në 12 ndeshje
Arsenal Tivat shpall UEFA ul dënimin ndaj ekipit malazez: 7 vite përjashtim dhe 400 mijë…