Sami Lushtaku shpall takon edukatorë e disa doktorë në pension, viziton edhe Hendikos’in

Sami Lushtaku shpall takon edukatorë e disa doktorë në pension, viziton edhe Hendikos’in

string(79) "sami-lushtaku-takon-edukatore-e-disa-doktore-ne-pension-viziton-edhe-hendikosin" Sami Lushtaku takon edukatorë e disa doktorë në pension, viziton edhe Hendikos’in Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për disa takime që ai ka zhvilluar në këtë qytet, si vizita që i kanë bërë Hendikos’it. Ai ka njoftuar edhe për takime me edukatorë të çerdheve publike, dhe, me doktorë në pension të cilët edhe i ka falënderuar për kontributin e tyre. Sot pata kënaqësinë të zhvilloj disa takime e vizita të rëndësishme në qytetin tonë. Vizituam objektin e Hendikos-it, i cili është ndërtuar në këtë mandat dhe tashmë ofron kushte shumë më të mira për punë e aktivitete, në shërbim të personave me aftësi të kufizuara. Më pas u takuam me edukatorët e çerdheve publike, të cilët me dashuri e përkushtim kujdesen çdo ditë për gjeneratat më të reja dhe edukimin e fëmijëve. Zhvilluam gjithashtu një takim të ngrohtë me disa nga doktorët në pension, duke i falënderuar për kontributin e madh dhe të pashlyeshëm që kanë dhënë për qytetarët tanë ndër dekada. U argëtuam edhe me sport në Klubin e Pingpongut “Skenderaj”, ku energjia dhe entuziazmi i anëtarëve të klubit na dha motivim e pozitivitet për të vazhduar përpara. Kurti “zbarkon” në konsullatën e Kosovës në Nju Jork, i interesuar dhe gati për bashkëpunim “më të afërt” me SHBA’në Sami Lushtaku takon edukatorë e disa doktorë në pension, viziton edhe Hendikos’in Osmani takohet me Kryeipeshkvin Paul Gallagher, shpreson që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës “Populli ynë nuk do të harrojë”, Abbas falënderon kombet që e njohën shtetin palestinez Policia nesër organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla, marrin pjesë përfaqësues të ambasadave Erdogan do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë, pritet t’i kërkojë marrëveshje për avionët F-35

Lini një Përgjigje