Arrestohet 17-vjeçari nga Kosova që sulmoi mësuesen në Essen të Gjermanisë

Policia e Essenit konfirmoi se ka arrestuar 17-vjeçarin nga Kosova që plagosi me thikë një mësuese.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet.

I riu i dyshuar për sulmin dhe plagosjen me thikë të një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen u arrestua.

Policia e Essenit konfirmoi për Agjencinë Gjermane të Lajmeve se 17-vjeçari nga Kosova u arrestua pranë stacionit kryesor të trenit.

Sipas njoftimit gjatë arrestimit policët qëlluan me armë ndaj të dyshuarit dhe e plagosën.

Hetuesit thanë se ai e kishte goditur me thikë viktimën e tij "disa herë".

Mësuesja, 45 vjeç, u plagos rëndë dhe po trajtohet tani në spital.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ministrja e Arsimit të landit NRW, Dorothee Feller, shprehu pikëllimin e saj për sulmin ndaj mësueses.

"Mendimet e mia janë me kolegen e plagosur, familjen e saj, nxënësit dhe të gjithë stafin", deklaroi ministrja.

Shkolla po mbështetet nga inspektorati shkollor dhe nga psikologu i shkollës.

Lini një Përgjigje