Hiqen tendat dhe karriget/ IMT aksion në Vlorë për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike Autoritetet vendore në Vlorë kanë vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke ndërhyrë në disa nga rrugët dytësore të qytetit ku bizneset kishin vendosur tenda, karrige dhe struktura të tjera pa leje.
Inspektorët e IMT në bashkëpunim me Policinë bashkiake, kanë ndërhyrë për heqjen e elementëve që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zinin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme.
Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të rikthejë rendin urban dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës në qytet.
Përfaqësues të bashkisë theksojnë se nuk do të ketë tolerim për ata që shkelin rregullat, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të bashkëpunojnë për një Vlorë më të pastër, më të rregullt dhe më të aksesueshme për të gjithë.
Aksione të ngjashme pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë zona të tjera problematike të qytetit.
Hiqen tendat dhe karriget/ IMT aksion në Vlorë për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike Pagesat me kartë bankare po rriten me ritme të shpejta EMRI/ Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari Pas sherrit verbal, qëlloi me çifte drejt 34-vjeçarit, arrestohet i riu në Durrës (EMRI) Rama: Gjirokastra ka mirëpritur 500 mijë vizitorë deri në korrik Sekretet e kërpudhave në pyjet e Mirditës, agroturizmi në Rrëshen ture për turistët